Bota

Vendimi për Manastirin e Deçanit, Osmani: Ndërkombëtarët s’mund të na kërkojnë ta zbatojmë

Osmani u shpreh se askush s’mund t’i kërkojë Kosovës që ta zbatojë vendimin për Manastirin por të mos e zbatojë vendimin e Kushtetueses për Asociacionin.

1 Korrik 2022, 11:59 Nga d.a.
Vendimi për Manastirin e Deçanit, Osmani:
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar në lidhje me kërkesën për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat në Manastirin e Deçanit.

Osmani u shpreh se askush s’mund t’i kërkojë Kosovës që ta zbatojë vendimin për Manastirin por të mos e zbatojë vendimin e Kushtetueses për Asociacionin.

Nëse kërkohet nga komuniteti ndërkombëtar që të shtyhet çështja e zbatimit të Manastirit të Deçanit, pyetja është pse nuk janë aq të zëshëm edhe për shumë e shumë vendime të tjera të Gjykatës Kushtetuese që nuk janë zbatuar në praktikë, pra nuk mund të ketë qasje të ndarë që të kërkohet vetëm njëri të zbatohet e jo të tjerat. Nuk mundet askush me i thënë institucioneve të Kosovës zbatojeni vendimin për Manastirin e Deçanit por mos e zbatoni atë për Asociacionin”, ka thënë ajo në emisionin Interaktiv.

Osmani poashtu tha se çështja e Asociacionit është sqaruar me Aktgjykimin e Kushtetueses dhe s’mund të bëhen propozime për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe pas Aktgjykimit.

Si mendoni ju që mund të bëhet një propozim për Asociacionin përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Çështja e Asociacionit është sqaruar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.”, tha ajo.

Presidentija shtoi se asociacionet me kompetenca ekzekutive janë të ndaluara nga Kushtetuesja dhe s’mund të zbatohen në praktikë.

Asociacione të tilla që kanë kauza, por asociacionet monoetnike i ka ndaluar Gjykata Kushtetuese. Asociacionet me kompetenca ekzekutive janë të ndaluara në Kushtetutën tonë dhe të konfirmuara nga Gjykata Kushtetuese. Pra këtu po flasim për parimet, dhe natyrisht assesi ato që i ka ndaluar Gjykata Kushtetuese nuk mund të zbatohen në praktikë vetëm ato që nuk i ka ndaluar pavarësisht se shumë prej tyre nuk na kanë pëlqyer fare në të kaluarën Kosova ka marrë obligim ndërkombëtar”, u shpreh Osmani.

Kontesti gjyqësor rreth çështjes se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyll ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” apo Manastirit mesjetar të Deçanit, ka zgjatur 16 vjet. Më 20 maj të 2016-ës Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se Manastiri i Deçanit është pronar i 24 hektarëve tokë dhe pyll. Ajo refuzoi vendimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, të vitit 2015, për kthimin e lëndës në Gjykatën Themelore në Deçan. Gjykata Kushtetuese përcakton gjithashtu se vendimi i mëparshëm i Gjykatës së Lartë nga viti 2012, i cili vërtetonte të drejtën e pronësisë së Manastirit mbi tokën në kontest, është “res judicata” (aktvendim i plotfuqishëm).

vjosa osmani manastiri i decanit asosacioni i komunave me shumice serbe n

Sondazh

Poll

Bota 1 Korrik 2022, 11:14 k.m.

Qeveria e Abazoviçit në rrezik

Dritan Abazoviç Tradhti ndaj Malit të Zi, kapitullim i shtetit para Kishës Ortodokse Serbe, farsë… Këto janë disa vl...