Bota

Ç'fsheh Von der Leyen? Tronditet KE, SMS sekrete për vaksinat me shefin e Pfizer

Ishte Emily O'Reilly ajo që akuzoi zyrtaren e BE-së për sjellje të pahijshme.

1 Korrik 2022, 09:26 Nga k.m.

 

Ç'fsheh Von der Leyen? Tronditet KE, SMS sekrete për vaksinat
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Komisioni Evropian ka njoftuar se nuk mund dhe nuk duhet të gjejë mesazhet me tekst që presidentja e tij Ursula von der Leyen shkëmbeu me kreun e kompanisë Pfizer në kulmin e pandemisë, e cila nxiti mosmarrëveshjen e saj me organin e brendshëm mbikëqyrës të BE-së. Komisioni ka mbrojtur të drejtën e tij për të mos mbajtur shënime për mesazhet e presidentes Von der Leyen. Ishte Emily O'Reilly ajo që akuzoi zyrtaren e BE-së për sjellje të pahijshme.

Ajo tha se mesazhet me tekst në lidhje me politikat dhe vendimet e BE-së duhet të trajtohen si dokumente që i nënshtrohen rregullave të transparencës së BE-së.

Më pas, Neë York Times raportoi në prill 2021 se Von der Leyen kishte shkëmbyer mesazhe me tekst me CEO të Pfizer Albert Burrel. Menjëherë pas publikimit të tekstit në Neë York Times, gazetarët i kërkuan Komisionit Evropian marrjen e mesazheve, por mesa duket është refuzuar. 

Avokati i Popullit e përshkroi përgjigjen e komisionit si "problematike në disa pika", por u përmbajt nga komente të mëtejshme derisa të pritet një përfundim zyrtar që do të merret pas disa javësh. Kathleen Van Brempt, një anëtare socialdemokrate belge e Parlamentit Evropian që kryeson komitetin e posaçëm të Parlamentit Evropian për Covid-19, e përshkroi përgjigjen e komisionit si të papranueshme.

Nuk dihet se ç'ka folur Von der Leyen me shefin e Pfizer, por duket se ka interes të madh. Nisma ndaj saj duket se nuk ndodh për herë të parë. Kjo pasi edhe në vitin 2019, Von der Leyen e gjeti veten në qendër të kritikave pasi një telefoni celular që konsiderohej dëshmi kyçe në një skandal kontraktimi në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, të cilën ajo e drejtontenë atë, iu fshi e gjithë memoria./Marrë nga Blic

ursula von der leyen emily o\'reilly

Sondazh

Poll