Bota

VD e frikshme nga shpërthimi! Raketat ruse bombarduan qendrën tregtare, i riu tregon momentin kur u hodh në ujë për të shpëtuar

Ndërkohë që copat e predhave shpërndaheshin nëpër park Vadi zhytet aq gjatë sa mundet dhe fatmirësisht ka marrë vetëm disa lëndime në shpinë gjithashtu dhe e dashura e tij mori vetëm disa lëndime të lehta.

1 Korrik 2022, 11:01 Nga e.k
VD e frikshme nga shpërthimi! Raketat ruse bombarduan qendrën
Foto nga momenti i shërthimit

UKRAINË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi i tmerrshëm në Kremenchuk të Ukrainës ku raketat ruse bombarduan një qendër tregtare në të cilën ndodheshin më shumë se 1000 persona dhe ku humbën jetën shumë të pafajshëm.

Një video që qarkulloi në rrjet dhe u bë virale tregon një djalë të ri i cili për të shpëtuar hidhet në ujë.

Gazeta gjermane BILD ka intervistuar Vad, 28 vjeçarin i cili tregon momentin e frikshëm që përjetoi.

“Dëgjuam alarmin dhe dhjetë minuta më vonë ndodhi shpërthimi i parë. E dinim që ishte larg. Dy ose tre minuta më vonë erdhi shpërthimi i dytë. Ishte shumë pranë nesh”, tha ai.

“Unë bërtita: Në ujë, por ajo vrapoi në drejtimin tjetër pasi nuk di të notojë”, tha Vad.

Ndërkohë që copat e predhave shpërndaheshin nëpër park Vadi zhytet aq gjatë sa mundet dhe fatmirësisht ka marrë vetëm disa lëndime në shpinë gjithashtu dhe e dashura e tij mori vetëm disa lëndime të lehta.

Dy ditë më vonë video doli në internet dhe Vad tregon momentin e kur u përball me disa komente që vinin nga rusët të cilët i uronin atij vdekjen.

“Është e tmerrshme, pashë komente në videon tonë ku rusët na uronin vdekjen. Pse njerëzit u dëshirojnë vdekjen njerëzve të tjerë?”, u shpreh ai.

Ushtria ruse goditi gjithashtu një ndërtesë të fabrikës aty pranë me raketën, e cila mund të dyshojë se përdoret për prodhimin e armëve. Megjithatë, në ndërtesë nuk kishte asnjë shenjë armësh.

konflikti rusi-ukraine ukraine

Sondazh

Poll