Art&Argëtim

E akuzuan se kërkonte leje për një hotel në Durrës, Noizy publikon videon e themeleve buzë detit

30 Korrik 2019, 18:49 Nga DOSJA
E akuzuan se kërkonte leje për një hotel në Durrës,

TIRANË-Këngëtari i njohur shqiptar Rigels Rajku, i njohur me emrin arstistik si Noizy ka publikuar ditën e sotme një video të shkurtër në Instastory ku tregon themelet e një ndërtimi buzë detit.

Por nuk ka komentuar asgjë lidhur postimin ku shfaqen ndërtimet e nisura buzë detit.

Kujtojmë që vitin e kaluar qarkulloi lajmi në mediat sociale, që reperi shqiptar ka kërkuar nga autoritet e Durrësit, leje për ndërtimin e një hoteli.

Ndërkohë u pa sërish gjatë protestave të studentëve në Dhjetor të 2018, reagimi i Noizy-t i cili ishte në mbështeteje  të Kryeministrit Rama, duke u drejtuar studentëve se për ta është më mirë të ulen në dialog.

Reagimi i Noizy-t në fakt ishte kundër studentëve, dhe i vetmi ndër të gjithë kolegët e tij këngëtarë që dolën hapur në mbështetje të studentëve.

8 muaj pas protestave të studentëve ku Noizy  mbështeti vendimin e Kryeministrit dhe jo të studentëve të cilët u mbështetën nga e gjithë Shqipëria, duket se është dhënë një leje ndërtimi në buzë detit për biznes.

Por asgjë nuk është konfirmuar nga vetë reperi nëse ajo video i përket punimeve të biznzesit të tij apo të dikujt tjetër.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse aludimet e deritanishme për biznesin e reperit në qyetetin bregdetar do bien poshtë apo janë të vërteta.

(A.C/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz noizy publikon videon me punimet e hotelit noizy publikon videon me punimet e hotelit

Sondazh

Poll