Art&Argëtim

“Çdo ditë e bën speciale”, Ermal Hoxha i bën surprizën e ëmbël Rezarta Shkurtës: Je përtej çdo ëndrre

30 Korrik 2019, 15:29 Nga DOSJA
“Çdo ditë e bën speciale”, Ermal Hoxha i bën

TIRANË- Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta, që prej kohës kur bashkëshorti i saj Ermal Hoxha doli nga burgu është shumë aktive në rrjetet sociale duke ndarë me fansat çdo moment nga jeta e saj familjare.

Gjithmonë këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, dhurata apo dedikimet e ëmbla që ka marrë nga Ermali.

Edhe këtë herë, Rezarta ka publikuar në rrjetet sociale surprizën e bukur që i ka realizuar bashkëshorti.

Ermali i ka bërë një kornizë prej druri mjaft të veçantë, teksa mbi të shkruhet: “Rezi të dua”.

Ndërsa krahas postimit këngëtarja e ka falenderuar, duke thënë se Ermali është përtej çdo ëndrre për të.

“As në ëndrrat më të bukura të adoleshencës nuk mendoja për princin e kaltër. Nuk e kisha imagjinuar se një ditë do të kisha dikë që do të kujdesej çdo ditë ta bënte speciale. Je dashuria, je miku, je babai më i mirë në botë. Je përtej çdo ëndrre. Të Dua”, shkruan Shkurta ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga “Duamë” e Albanit dhe Miriamit.

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ermali hoxha rezarta shkurta surprizë ermali hoxha rezarta shkurta surprizë

Sondazh

Poll