Art&Argëtim

Ish-mësuesi 70-vjeçar që ka kaluar 22 vjet duke kërkuar argjend në një qytet fantazmë

30 Korrik 2019, 17:29 Nga DOSJA
Ish-mësuesi 70-vjeçar që ka kaluar 22 vjet duke kërkuar

KALIFORNI- Një ish-mësues 70-vjeçar,  Robert Louis Desmarais dikur vizitonte vende të largëta gjatë pushimeve verore, në mënyrë që të gjente argjend. Ai besonte se nën shkëmbinjtë gjigand fshihej diçka.

Prandaj ai u zhvendoz përfundimisht në këtë vend për të jetuar larg turmave të njerëzve dhe zhurmave.

Cerro Gordo ishte dikur miniera më e frytshme e argjendit në Kaliforni.”Kjo ndihmoi në ndërtimin e Los Angeles“, thotë Desmarais.

I bindur se ka shumë argjend në këtë vend ai zbret 243.84m thellë nën tokë duke goditur me një  daltë dhe çekiç për të parë çfarë fshihet pas shkëmbinjve gjigandë.

Ndërkohë ish-mësuesi 70-vjeçar mendon se ka gjetur gjurmë diku për argjendin.

“Unë shpresoj ta gjej atë. Prandaj jam akoma këtu”, thotë ai.

Nuk është një jetë e thjeshtë. Gruaja e tij u desh të largohej sepse ajo nuk mund të qëndronte në lartësi, tregon Desmarais. Ajo tani jeton në Nevada.

Desmarais  çdo ditë pret dhe merr në shtëpi dru për zjarr. Ka energji elektrike në mal, por nuk ka ujë, prandar detyrohet të furnizohet disa herë në javë me ujë nga qyteti më i afërt.

“Jam si një njeri që jeton vetëm me fantazmat”- thotë 70-vjeçari duke bërë shaka.

“Të gjithë besojmë se argjendi që mungon mund të gjendet një ditë. Ata nxorën së paku 500 milion dollarë minerale nag mali, ndërsa tashmë thuhet se ka të paktën 500 milionë dollarë të tjera në atë vend. Thonë se ky është një ndqër qytet me minerale të pasura nëntokësore.” – thotë ai.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete argjend kaliforni robert louis desmarais argjend kaliforni robert louis desmarais

Sondazh

Poll