Art&Argëtim

‘Milionere’ dhe ndryshim fizik i menjëhershëm, trasnformimi i Taynas në pak muaj karrierë

30 Korrik 2019, 08:27 Nga DOSJA
‘Milionere’ dhe ndryshim fizik i menjëhershëm,

KOSOVË– Tayna tashmë është një ndër reperet më të preferuara në tregun muzikor dhe karriera e saj nisi krejt çuditshëm. Në pak muaj, suksesin e nisi me këngën që u bë hit “Columbiana”. Pas kësaj Taynas ju hapën dyert për sukseset e radhës.

Gjatë një interviste në “Xing me Ermalin”, Tayna rrëfeu se i gjithë suksesi kishte ardhur pasi ajo kishte lexuar librin “Sekreti”(tashmë i njohur në gjithë botën). Por, pas gjithë këtij suksesi të menjëhershëm Tayna në një intervistë për “Prive” ka marrë pyetjen interesante: A je milionere?

Reperja ka treguar se ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Megjithatë koncertet e shumta dhe hitet që kanë nxjerrë në treg, japin premise për Taynan.

Por, përveç se po i ngjit shkallët e suksesit menjëherë, Tayna ka pësuar dhe një transformim fizik.

Me mollza më të ngritura, buzë më të fryra dhe flokët bjonde, Tayna ka lënë pas ëmbëlsinë vajzërore dhe me një pamje bombastike rrëmben vëmendjen në koncerte dhe për fizikun e saj.  

           

(R.L/Dosja.al)                                            

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz columbiana reperja kosovare tayna tayna milionere columbiana reperja kosovare tayna tayna milionere

Sondazh

Poll