Bota

VIDEO- Ç'do gjë për patëllxhanët! S'keni parë si këto gjyshe 'gangsta' nga Kreta

Gjyshja Giannoula dhe gjyshja Rodanthi shfaqen gangsta në rrugicat e rrezikshme të Kretës. Duke mos pasur frikë nga asgjë, gjyshet shfaqen të armatosura dhe gati për luftë. 

1 Korrik 2022, 09:29 Nga A.B
VIDEO- Ç'do gjë për patëllxhanët! S'keni
Gjyshet ne Greqi

GREQI- Gjyshet nga Kreta janë kthyer në sensancion për vendin fqinj. “Summer in the South” është klipi muzikor i cili ka protagoniste gjyshet klasike të Kretës. 'Protothema' shkruan se Gjyshja Giannoula dhe gjyshja Rodanthi shfaqen gangsta në rrugicat e rrezikshme të Kretës. Duke mos pasur frikë nga asgjë, gjyshet shfaqen të armatosura dhe gati për luftë. 

 “Gjithçka mund të ndodhë në Kretë !” thuhet në përshkrimin e videos.

Historia e videoklipit zhvillohet në fshatin e gjyshes Giannoula e cila po kërkon mënyra, së bashku me gratë e tjera të fshatit për të promovuar patëllxhanët e tyre. 

Videoja e re e emisionit radio Pankreatik u bë virale brenda pak orësh duke marrë mijëra shikime dhe qindra komente në të gjitha rrjetet sociale.

gjyshet ne greqi greqi

Sondazh

Poll