Aktualitet

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 15-vjeçari në Cërrik

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore në gjendje të rëndë.

30 Qershor 2022, 22:53 Nga I.A
Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 15-vjeçari
Policia

CËRRIK- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik. Mësohet se një 15-vjeçar ka plagosur bashkëmoshatarin me iniciale P.M me thikë. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore në gjendje të rëndë. Ndërsa autori i ngjarjes me iniciale N.P. është shoqëruar në polici.

Njoftimi i Plotë:

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç. Ky shtetas mbrëmjen e sotme plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne cerrik

Sondazh

Poll