Bota

Vuçiç reagoi ashpër pas vendimit të Kurtit, Daçiç qetëson situatën: Do të vijojmë dialogun

Daçiç tha se një dialog dhe një kompromis është e vetmja rrugë e drejtë për të arritur këtë marrëveshje dhe se Beogradi mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj një dialogu dhe është i gatshëm për vazhdimin e tij.

30 Qershor 2022, 15:45 Nga d.a.
Vuçiç reagoi ashpër pas vendimit të Kurtit,
Dacic dhe Lajcak

SERBI- Kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiç dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak ranë dakord se dialogu është rruga e vetme e drejtë për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës.

Daçiç tha se një dialog dhe një kompromis është e vetmja rrugë e drejtë për të arritur këtë marrëveshje dhe se Beogradi mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj një dialogu dhe është i gatshëm për vazhdimin e tij.

“Pala jonë është gjithmonë e gatshme të diskutojë shumë çështje të hapura në vazhdim të dialogut, por theksoj se nuk jemi të përgatitur të pranojmë asnjë vendim të njëanshëm që nuk është produkt i një marrëveshjeje në dialog dhe që rrezikon drejtpërdrejt të drejtat e Komuniteti serb në Kosovë”, -tha Daçiç në një deklaratë për shtyp të Parlamentit serb.

Lajçak tha se dialogu është i vetmi proces për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe përsëriti qëndrimin e BE-së se është nga të dyja palët për të zbatuar atë që është rënë dakord.

Lajçak tha se po punon për organizimin e një takimi mes presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bruksel, duke shtuar se dëshiron që takimi i tyre i ardhshëm të jetë produktiv.

ivica daçiç miroslav lajcak ne serbi

Sondazh

Poll