Bota

Lajçak takohet me Petkoviç në, konfirmon vijimin e dialogut dypalësh Kosovë-Serbi

Teksa përfundoi vizitën e tij treditore në Kosovë Lajçak udhëtoi drejt Serbisë ku zhvilloi dhe një takim me presidentin e vendit Aleksandër Vuçiç.

30 Qershor 2022, 15:19 Nga d.a.
Lajçak takohet me Petkoviç në, konfirmon vijimin e dialogut
Miroslav Lajcak dhe Petar Petkovic

SERBI- Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviç, ku ka konfirmuar se procesi i dialogut do të vijojë.

Teksa përfundoi vizitën e tij treditore në Kosovë Lajçak udhëtoi drejt Serbisë ku zhvilloi dhe një takim me presidentin e vendit Aleksandër Vuçiç.

Këtë mëngjes, në takimin me shefin e negociatave, Petar Petkoviç, vazhduam bisedën se cilët hapa janë të nevojshëm tani për dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Vuçiç dje në një konferencë për media reagoi ashpër pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për reciprocitet në targa dhe dokumentëve të identitetit të serbëve që hynë në Kosovë.

Kemi një ndryshim të plotë të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe në Serbi, e veçanërisht në Kosovë. Kosova dhe Perëndimi duan t’i bindin serbët që të regjistrohen me targat RKS. Ne nuk do të ndërmarrim veprime ushtarake, por kërkojmë që të mos ua marrin pronat njerëzve dhe të mos i dëbojnë”, ka thënë Vuçiç.

Qeveria e Kosovës ditën e djeshme miratoi dy vendime reciprociteti me Serbinë të cilat hyjnë në fuqi nga data 1 korrik dhe janë të vlefshme deri më 31 tetor. I pari ka të bëjë me reciprocitetin e targave ku çdo makinë me targa serbe që do të hyjë në Kosovë duhet të vërë ngjitësin me targat e Kosovës, ndërsa i dyti ka të bëjë me dokumentin e identitetit ku çdo shtetas serb bë kufi duhet të pajiset me një të përkohshëm.

miroslav lajcak ne serbi petar petkoviç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll