Bota

Ukraina ndërpret lidhjet diplomatike me Sirinë

Siria provokoi zemërimin e Ukrainës pasi u bë shteti i parë përveç Rusisë që njohu dy republika dje

30 Qershor 2022, 12:40 Nga d.d
Ukraina ndërpret lidhjet diplomatike me Sirinë
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar përmes një postimi në Telegram se Ukraina ka shkëputur lidhjet diplomatike me Sirinë. Sipas mediave të huaja, ky vendim erdhi pasi Damasku ka njohur pavarësinë e rajoneve lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk.

“Nuk do të ketë më marrëdhënie në mes të Ukrainës dhe Sirisë”, ka thënë Zelenskyy, duke thënë se presioni me sanksione kundër Sirisë, “do të jetë edhe më i madh”.

Donetsk dhe Lugansk, pavarësinë e të cilëve Moska e njohu në shkurt, ndodhen në rajonin e Donbasit në qendër të pushtimit rus dhe i kanë shpëtuar kontrollit të Kievit që nga viti 2014.

Siria provokoi zemërimin e Ukrainës pasi u bë shteti i parë përveç Rusisë që njohu dy republika dje.Kjo nuk është hera e parë që qeveria siriane, e cila që nga viti 2015 është mbështetur shumë nga Rusia në luftën e saj civile, ka mbështetur njohjen nga Moska të shteteve të shkëputura.

Në vitin 2018, Siria njohu Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë si të pavarura nga ish-shteti sovjetik i Gjeorgjisë, duke bërë që Tbilisi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike.

siri ukraine

Sondazh

Poll