Aktualitet

GJKKO pushon çështjen penale ndaj anëtares së KPK, Brunila Bekteshit

SPAK kërkoi pushimin e çështjes me pretendimin se nuk ekziston fakti penal i deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve.

29 Qershor 2022, 15:41 Nga k.m.
GJKKO pushon çështjen penale ndaj anëtares së KPK, Brunila
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pushon çështjen penale ndaj anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Brunila Bekteshi. Ndaj Bekteshi ishte referuar një kallëzim penal në SPAK nga ish-prokurori Bujar Hoti, i cili pretendon se anëtarja e Vettingut ka konsumuar veprat penale të fshehjes së pasurisë dhe të falsifikimit të dokumenteve.

SPAK kërkoi pushimin e çështjes me pretendimin se nuk ekziston fakti penal i deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve. Ishte pikërisht kjo shoqatë që bëri padi ndaj komisionerja e shkallës së parë të vetingut për fshehjen e pasurisë. 

Bekteshi akuzohej për kryerjen e veprave penale të: “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, “Falsifikim e formularëve”, “Përfitim Titulli” parashikuar reciprokisht nga nenet 186/2/ 190/1 e 246 të Kodit Penal.

gjkko brunila bekteshi

Sondazh

Poll