Aktualitet

Shtohen infektimet/ Në spital janë 20 të sëmurë, pjesa më e madhe të painfektuar ndonjëherë

Me këtë kthesë që ka marrë epidemia e covid 19 jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të  tjera fqinje, mjekët infeksionistë  këshillojnë mbajtjen e maskave sidomos në ambiente të mbyllura.

29 Qershor 2022, 15:12 Nga k.m.
Shtohen infektimet/ Në spital janë 20 të sëmurë, pjesa
Foto ilustruese

Rritja e numrit të rasteve të infektuara me Covid ka filluar të shoqërohet edhe me rritjen e numrit të pacientëve që kanë nevojë të trajtohen në spital. Ndër 20 pacientët që po trajtohen në spitalin Covid-3 një pjesë e mire e tyre nuk e kanë kaluar asnjëherë sëmundjen e Covid.

 “Janë në stad të mesëm, jo me insuficiencë respiratore të thellë”, tha Elda Qyra, mjeke infeksioniste.

Me këtë kthesë që ka marrë epidemia e covid 19 jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të  tjera fqinje, mjekët infeksionistë  këshillojnë mbajtjen e maskave sidomos në ambiente të mbyllura.

 “Mbajtja e maskës është një masë e mirë mbrojtëse”, tha mjekja.

Mjeket thonë se dy humbjet e jetës që u regjistruan këto ditë kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese . Sipas tyre për sa kohë rritet numrit i personave që infektohen  do të rritet dhe numri i pacientëve në spital dhe nuk do të mungojnë humbjet e jetës./ Marrë nga Top Channel

elda qyra pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll