Art&Argëtim

Ndahet nga jeta gazetarja e BBC, u kthye në simbol të luftës, vuante nga kanceri

Dame Deborah u lavdërua për qasjen e saj mbi kancerin, pasi ndau përvojat e saj të trajtimit

29 Qershor 2022, 09:15 Nga d.d
Ndahet nga jeta gazetarja e BBC, u kthye në simbol të luftës,
Dame Deborah James

BRITANI E MADHE-Gazetarja e BBC Dame Deborah James, ka ndëruar jetë në moshën 40-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e kancerit. Familja e saj e ka bërë më dije vdekjen e saj përmes një postimi në faqen e saj në Instagram. 

“Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e Dame Deborah James; gruaja, vajza, motra, mamaja më e mahnitshme”, thuhet në njoftim.

Sipas BBC, Dame Deborah u lavdërua për qasjen e saj mbi kancerin, pasi ndau përvojat e saj të trajtimit dhe jetës së përditshme. Ajo merrte kujdes mjekësor në shtëpi kohët e fundit për kancerin e zorrëve kishte mbledhur miliona para për kërkimet shkencore për këtë sëmundjen.

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie tha se ajo ishte një “frymëzim i vërtetë” dhe mënyra se si ajo foli për kancerin “lëvizi kombin, frymëzoi ndryshimin dhe padyshim shpëtoi jetë”.

Deborah James, të BBC-së You, Me and Big C, u nderua në maj në shenjë mirënjohjeje për mbledhjen e fondeve të saj.Në maj, ajo u nderua nga Princi ëilliam në shtëpinë e prindërve të saj në ëoking, Surrey, ku kishte zgjedhur të qëndronte. Dame Deborah, nënë e dy fëmijëve, u diagnostikua me kancer në zorrë në vitin 2016. 

 

 

 

dame deborah james

Sondazh

Poll