Bota

"Lufta nuk është kundër Ukrainës, cënon rendin botëror", Zelenskyy flet në Samitin e NATO-s

Presidenti ukrainas paralajmëroi se ambiciet e Moskës nuk u ndalën në vendin e tij gjatë një fjalimi virtual në samitin e NATO -s.

29 Qershor 2022, 14:05 Nga d.a.
"Lufta nuk është kundër Ukrainës, cënon rendin
Zelenskyy

SPANJË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u ka thënë udhëheqësve të NATO-s në Madrid se Kievit i duhen më shumë armë dhe para për të mbrojtur veten kundër pushtimit rus.

Presidenti ukrainas paralajmëroi se ambiciet e Moskës nuk u ndalën në vendin e tij gjatë një fjalimi virtual në samitin e NATO -s.

"Kjo nuk është një luftë që po bën Rusia vetëm kundër Ukrainës. Kjo është një luftë për të drejtën për të diktuar kushtet në Evropë, për atë se si do të jetë rendi i ardhshëm botëror."- tha Zelenskyy.

Presidenti theksoi se ishte "absolutisht e nevojshme" që vendet e NATO-s të mbështesin Ukrainën me armë, financa dhe sanksione politike kundër Rusisë. Ai theksoi se Ukraina ka nevojë për sisteme moderne raketore dhe të mbrojtjes ajrore.

"Duke na ofruar ato, ju mund të thyeni plotësisht taktikat e Rusisë për të shkatërruar qytete dhe për të terrorizuar civilët."-shtoi ai.

samiti i nato-s

Sondazh

Poll