Bota

Izraeli përgatitet për zgjedhjet e pesta në më pak se katër vjet

Ministri i Jashtëm, Yair Lapid, do të marrë detyrën e udhëheqësit të përkohshëm nga kryeministri Naftali Bennett 

29 Qershor 2022, 13:12 Nga d.d
Izraeli përgatitet për zgjedhjet e pesta në më pak se
Naftali Bennett, Yair Lapid

IZRAEL-Izraeli është vendosur për zgjedhjet e tij të pesta në më pak se katër vjet pas miratimit të një projektligji për shpërndarjen e parlamentit, pas rënies së një qeverie koalicioni që u bashkua për të rrëzuar nga detyra kryeministrin Benjamin Netanyahu .

Sipas The Guardian, anëtarët e Knesset votuan dje në favor të projektligjit. Ministri i Jashtëm, Yair Lapid, do të marrë detyrën e udhëheqësit të përkohshëm nga kryeministri Naftali Bennett , sipas një marrëveshjeje ekzistuese për ndarjen e pushtetit dhe zgjedhjet pritet të mbahen në fund të tetorit, pas disa festave të mëdha hebraike.

Bennett njoftoi javën e kaluar se përpjekjet për të stabilizuar qeverinë e tij të përçarë ishin "shteruar".

Likud tani mund të jetë në gjendje të punojë me partitë e tjera vetëm nëse premton të heqë Netanyahun si lider.

Zgjedhjet e reja vijnë pasi Izraeli merret me rritjen e kostos së jetesës dhe një përshkallëzim të tensioneve me Iranin. Izraeli mbajti katër zgjedhje jopërfundimtare midis 2019 dhe 2021 që ishin kryesisht referendume për aftësinë e liderit të opozitës në Izrael Benjamin Netanyahu, për të qeverisur gjatë gjykimit.

izrael yair lapid

Sondazh

Poll