"Sot po hapim një faqe të re", Abazoviç në Serbi, Brnabiç: Duam të rivendosim marrëdhënie dypalëshe
Mbledhja e delegacioneve të Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Malit të Zi është mbajtur në orën 10:45, ndërsa pas takimit, kryeministrja serbe Ana Brnabiç dhe Abazoviç kanë mbajtur një konferencë të përbashkët shtypi për gazetarët.
SERBI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç gjatë vizitës së tij zyrtare është pritur para Pallatit të Serbisë me një batalion të rreshtuar të Gardës dhe me intonimin e himneve të dy vendeve.
Mbledhja e delegacioneve të Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Malit të Zi është mbajtur në orën 10:45, ndërsa pas takimit, kryeministrja serbe Ana Brnabiç dhe Abazoviç kanë mbajtur një konferencë të përbashkët shtypi për gazetarët.
Kryeministrja serbe tha se kjo vizitë është shumë e rëndësishme për ta pasi duan që të rivendosin marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi.
"Nuk jemi më afër se Mali i Zi, as politikisht dhe as ekonomikisht, na lidhin lloj-lloj marrëdhëniesh. Ne do të jemi të hapur këtu në Serbi për të zgjidhur çështjet."-tha Brnabiç.
Ndërkohë Abazoviç është shprehur se vizita e tij sot tregon gatishmërinë për të nisur një faqe të re të historisë dypalëshe dhe për të ngritur marrëdhëniet mes dy qeverive.
"Dëshiroj të shpreh nderin dhe kënaqësinë time të madhe që më dërguat ftesën. Sot jemi këtu për të kthyer një fletë të re, për të ngritur marrëdhëniet mes dy qeverive në nivelin më të lartë të mundshëm. Besoj se sot ka filluar një cikël i ri"- tha Abazoviç.
Abazoviç u shpreh se ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të trajtohet ndryshe dhe se marrëdhëniet në rajon duhet të jenë shumë më të mira se më parë.
"Rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të njihet më si problematik, por si një rajon që mund të negociohet, që dëshiron të ecë përpara. Besoj se ka ardhur momenti që disa gjëra duhet të kapërcehen për të mirën e përbashkët" - theksoi Abazovic.
Abazoviç u shpreh se marrëdhëniet në rajon duhet të jenë më të mira se më parë dhe se duhet të bëjnë çmos për të relaksuar marrëdhëniet në rajon, për t'u njohur si rajon që dëshiron të ecë përpara, që dëshiron të marrë tema ekonomike, për të ndryshuar të ardhmen.
Sondazh
Izraeli përgatitet për zgjedhjet e pesta në më pak se katër vjet
Naftali Bennett, Yair Lapid IZRAEL-Izraeli është vendosur për zgjedhjet e tij të pesta në më pak se katër vjet pas mira...
Qeveria urdhëron mbylljen e faqes kritike të lajmeve të filipines Maria Ressa
Maria Ressa FILIPINE- Autoritetet e Filipineve kanë urdhëruar sërish mbylljen e një faqeje lajmesh investigative të themeluar nga ...
Arritja e marrëveshjes, Turqia kërkoi ekstradimin e 33 anëtarëve të PKK dhe FETO nga Suedia dhe Finlanda
Samiti i NATO-s SPANJË- Turqia do t'i kërkojë Suedisë dhe Finlandës të ekstradojnë 33 anëtarë të...
Kiril Petkov: Bullgaria dëbon 70 diplomatë rusë për spiunazh
Kiril Petkov BULLGARIA-Kryeministri bullgar Kiril Petkov, ka njoftuar se Bullgaria ka dëbuar nga vendi 70 diplomatë rusë për shka...
Osmani takim me Lajcak, e cilëson si hap pozitiv marrëveshjen për energjinë Kosovë-Serbi
Lajcak dhe Osmani KOSOVË- Gjatë vizitës së tij treditore në Kosovë Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian p...
Shefi italian i turizmit sugjeron një zgjidhje për të parandaluar vjedhjet e orave të shtrenjta në Napoli
Ore ITALI-Presidenti i shoqatës së operatorëve turistikë Aidit, Cesare Foa, në Napoli ka gjetur një zgjid...
Marrëveshja e energjisë Kosovë-Serbi, Lajçak në Veri takon kryetarët e komunave serbe
Lajcak ne veri KOSOVË- I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitë...
Biden zbulon qëndrimin e SHBA-s gjatë samitit të NATO-s në Madrid
Joe Biden SPANJË- Presidenti i SHBA-s Joe Biden ka folur me sekretarin e NATO-s ku ka rënditur lëvizjet e reja të trupave, dërges...
Vizita e parë zyrtare, Abazoviç pritet me ceremoni shtetërore në Beograd, zbulohen temat e diskutimit
Dritan Abazoviç dhe Ana Brnabiç BEOGRAD- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç po zhvillon vizitën e tij të par&e...
Refuzoi të bashkëpunonte me forcat ruse, arrestohet kryebashkiaku i Kherson në Ukrainë
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Forcat ruse të sigurisë kanë arrestuar kryebashkiakun e qytetit ukrainas, Kherson, Ihor Kolykhayev. Sipas m...
