Bota

Zbulon arsyen e ndarjes së Shakiras dhe Piques, ish-kunati: Nuk donin të ndanin paratë

Roberto pohon gjithashtu se këngëtarja nuk ka pasur kurrë synime të martohej.

29 Qershor 2022, 13:52 Nga j.c
Zbulon arsyen e ndarjes së Shakiras dhe Piques, ish-kunati: Nuk donin
Shakira dhe Pique

SPANJË- Roberto Garcia, ish-i dashuri i një prej motrave të Shakirës, tha për median spanjolle “EsDiario” se problemet mes çiftit filluan për para. Garcia tha se Gerardi i kërkoi nënës së fëmijëve të tij një kredi në mënyrë që ai të mund ta investonte atë në biznese të tjera.

Sipas mediave të huaja, këngëtarja refuzoi të huazonte paratë, sepse prindërit e saj i sugjeruan që ajo të mos e bënte këtë.

"Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Supozohet se Pique do t’i kishte kërkuar Shakirës para për një çështje investimi dhe familja e këngëtares nuk ka pranuar t’ia japë. Ata nuk i përziejnë paratë e tyre dhe e mbajnë ekonominë familjare në 50%,”- tha Roberto Garcia.

Roberto pohon gjithashtu se këngëtarja nuk ka pasur kurrë synime të martohej.

“Shakira u fiksua pas Pique sepse i pëlqente që ai të ishte babai i fëmijëve të saj. Ajo e dinte se nuk do të martohej kurrë me të”, shtoi ai.

Edhe pse dyshja nuk u martuan kurrë, Shakira dhe Piqué mund t’i sjellin mosmarrëveshjet e tyre para gjykatës për të vendosur të drejtat e tyre mes dy djemve, Milan dhe Sasha.

shakira gerard pique roberto garcia

Sondazh

Poll