Bota

Horror në Gjermani, gjendet koka e prerë e një njeriu përpara gjykatës

Policia shtoi se nuk u raportua asnjë aktivitet i dyshimtë në zonë dhe po kërkon dëshmitarë

29 Qershor 2022, 13:53 Nga d.d
Horror në Gjermani, gjendet koka e prerë e një njeriu
Foto ilustruese

GJERMANI-Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Gjermani, teksa është arrestuar një një burrë i dyshuar pasi kishte lën një kokë të prerë në një njeriu përpara gjykatës së Bon. 

Sipas CNN, një trup u gjet disa metra larg në lumin Rhine. Policia tha se beson se trupi i përket kokës së prerë. I dyshuari 38-vjeçar është nga zona e Bonit, tha policia. Policia shtoi se nuk u raportua asnjë aktivitet i dyshimtë në zonë dhe po kërkon dëshmitarë.

Koka e prerë, po ekzaminohet nga departamenti i mjekësisë ligjore. E njëjta gjë vlen edhe për pjesën tjetër të trupit, tha një zëdhënës i policisë sot.

Sipas “SWR”, hetuesit po kontrollojnë edhe nëse rasti ka lidhje me vrasjen e pazbardhur më parë të të pastrehit të Koblenzit Gerd Michael Straten. Trupi i tij i prerë është zbuluar në varrezat kryesore në Koblenz në vitin 2018.

 

 

gjermani

Sondazh

Poll