Bota

Arritja e marrëveshjes, Turqia kërkoi ekstradimin e 33 anëtarëve të PKK dhe FETO nga Suedia dhe Finlanda

Kërkesa vjen një ditë pas nënshkrimit të një memorandumi midis tre vendeve që i hap rrugën Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n.

29 Qershor 2022, 13:08 Nga d.a.
Arritja e marrëveshjes, Turqia kërkoi ekstradimin e 33
Samiti i NATO-s

SPANJË- Turqia do t'i kërkojë Suedisë dhe Finlandës të ekstradojnë 33 anëtarë të PKK dhe Feto të Fethullah Gulen, organizata që Ankaraja i konsideron "terroriste", tha ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag.

Kërkesa vjen një ditë pas nënshkrimit të një memorandumi midis tre vendeve që i hap rrugën Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n.

Sipas marrëveshjes së re, ne do t'i kërkojmë Finlandës të ekstradojë gjashtë anëtarë të PKK-së dhe gjashtë anëtarë të Feto-s. Dhe nga Suedia ekstradimi i dhjetë anëtarëve të Fetö dhe njëmbëdhjetë anëtarëve të PKK,"- tha ministri.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) konsiderohet një organizatë terroriste nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë.

Feto është akronimi i lëvizjes së themeluar nga predikuesi Fethullah Gylen, të cilin presidenti turk e konsideron një organizatë terroriste. Ai jeton në SHBA dhe Erdogan deklaron se e konsideron ndër shumë të tjerë përgjegjës për tentativën e dështuar të grushtit të shtetit të vitit 2016.

samiti i nato ne madrid fethullah gulen bekir bozdag

Sondazh

Poll