Bota

Biden zbulon qëndrimin e SHBA-s gjatë samitit të NATO-s në Madrid

Ai vlerësoi përparimin e diplomacisë me Turqinë e cila krijoi terren për Finlandën dhe Suedinë dy vende që po i bashkohen NATO-s.

29 Qershor 2022, 12:15 Nga j.c
Biden zbulon qëndrimin e SHBA-s gjatë samitit të NATO-s në
Joe Biden

SPANJË- Presidenti i SHBA-s Joe Biden ka folur me sekretarin e NATO-s ku ka rënditur lëvizjet e reja të trupave, dërgesat e pajisjeve dhe instalimet ushtarake që synojnë të demonstrojnë rëndësinë e sigurisë ndërkohë që lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon. 

"Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë po rriten dhe po dëshmojnë se NATO-ja është e nevojshme tani më shumë se kurrë dhe është po aq e rëndësishme sa ka qenë ndonjëherë”- tha Biden.

Sipas CNN, ai tha se SHBA do të krijojë një seli për Korpusin e Pestë të Ushtrisë në Poloni, do të mbajë një brigadë shtesë rrotulluese prej 3,000 trupash në Rumani, do të rrisë dislokimet me rotacion në shtetet baltike dhe do të dërgojë dy skuadrone shtesë të avionëve luftarakë F-35 në Mbretërinë e Bashkuar.

“Së bashku me aleatët tanë, ne do të sigurohemi që NATO të jetë gati për të përballuar kërcënimet nga të gjitha drejtimet në çdo fushë, tokë, ajër dhe det”- tha Biden. 

Ai vlerësoi përparimin e diplomacisë me Turqinë e cila krijoi terren për Finlandën dhe Suedinë dy vende që po i bashkohen NATO-s. Sipas tij kjo i dërgoi një sinjal të qartë Rusisë se aleanca është e bashkuar.

"Vendimi i tyre për t'u larguar nga neutraliteti dhe tradita e neutralitetit për t'u bashkuar me aleancën e NATO-s do të na bëjë më të fortë dhe më të sigurt dhe NATO-n më të fortë. Ne po dërgojmë një mesazh të pagabueshëm sipas mendimit tim... se NATO është e fortë, e bashkuar dhe hapat që po ndërmarrim gjatë këtij samiti do të rrisin më tej forcën tonë kolektive,"-shtoi Biden.

Biden tha se pranimi i pritshëm i dy vendeve skandinave ishte një shenjë se qëllimet e Putinit kishin dështuar.

joe biden samiti i nato ne madrid samiti i nato-s

Sondazh

Poll