Bota

Shefi italian i turizmit sugjeron një zgjidhje për të parandaluar vjedhjet e orave të shtrenjta në Napoli

Foa, thotë se hotelet mund t'u ofrojnë mysafirëve që veshin ora të shtrenjta, ora plastike të lira për t'u siguruar që orat e tyre mund të qëndrojnë të sigurta

29 Qershor 2022, 12:24 Nga d.d
Shefi italian i turizmit sugjeron një zgjidhje për të parandaluar
Ore

ITALI-Presidenti i shoqatës së operatorëve turistikë Aidit, Cesare Foa, në Napoli ka gjetur një zgjidhje unike për çdo vizitor të shqetësuar për vjedhjet në qytetin jugor italian. Ky propozim ka ardhur pasi sipas raportimeve, aktorit francez Daniel Auteuil së fundmi i vodhën orën luksoze në Napoli.

Sipas CNN, Foa, thotë se hotelet mund t'u ofrojnë mysafirëve që veshin ora të shtrenjta, ora plastike të lira për t'u siguruar që orat e tyre mund të qëndrojnë të sigurta ndërsa ata nisen dhe eksplorojnë qytetin.

"Është e rëndësishme që turistët në Napoli të mund të shijojnë qetësinë dhe paqen në qytet, kështu që hotelet dhe këshilli mund të ndihmojnë për të siguruar që këta të ftuar të ndjehen të sigurt dhe të relaksuar duke u dhënë atyre një orë plastike," tha Foa.

Auteuil kishte një orë 'Patek Philippe' prej 39,000 euro, e cila iu vodh nga dy persona që hipën në skuter ndërsa ai po udhëtonte në një taksi me dritaren e hapur.

Foa u shpreh se sugjerimi i tij për një zgjidhje me kosto efektive, për orët plastike mund të kushtojnë deri në 10 euro. 

cesare foa   proteste ne napoli

Sondazh

Poll