Aktualitet

FOTOT/ Tritoli i mbështjellë me letër të verdhë e të kuqe, largohet makina e drejtoreshës që iu përgatit atentati

Tani mjeti është në duart e kriminalistikës dhe po hetohet për gjetur gjurmë të autorit.

28 Qershor 2022, 23:23 Nga F.M
FOTOT/ Tritoli i mbështjellë me letër të verdhë e
Mjeti i drejtoreshës Suida Kuka

SHKODËR- Makina e Drejtoreshës së Operatorit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka është larguar nga vendi ku ishte parkuar në momentin që iu vendos sasia e tritolit. Në fotot që ju sjell Dosja.al duke edhe pakoja me lëndë plasëse e vendosur poshtë gomës së parë të “Range Rover”-it. Tritoli duket i mbështjellë me letër të verdhë e të kuqe. Tani mjeti është në duart e kriminalistikës dhe po hetohet për gjetur gjurmë të autorit.

Kukës iu përgatit atentati pasditen e sotme, por drejtoresha shpëtoi pasi lënda plasëse u pikas para se ajo të hipte në mjet. Kamerat kanë filmuar një person që lë lëndën plasëse, por ende nuk është identifikuar. Shkaku i ngjarjes ka mbetur i pa zbardhur gjithashtu, por paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me detyrën që mban Kuka.

deshton atentati ndaj drejtoreshes ne shkoder suida kuka

Sondazh

Poll