Politike

Kalaja: Rama ka përçarë, të bëhemi bashkë

Kalaja i ftoi të gjithë qytetarët të protestojnë për të drejtat e tyre ndërsa shtoi se kjo qeverisje e Edi Ramës është një hall i përbashkët.

28 Qershor 2022, 19:57 Nga I.A
Kalaja: Rama ka përçarë, të bëhemi bashkë
Adriana Kalaja

TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka deklaruar se do t'i bashkohet protestës së 7 korrikut. Gjatë takimit me Berishën, Kalaja tha se qytetarët duhet të bëhen një për të rrëzuar Ramën. Kalaja i ftoi të gjithë qytetarët të protestojnë për të drejtat e tyre ndërsa shtoi se kjo qeverisje e Edi Ramës është një hall i përbashkët.

“Ftoj të gjithë qytetarët në protestë. Nuk po i kërkojmë votën dhe asnjë nder. Hajdeni të bëhemi bashkë dhe të shkojmë në protestë. Secili nga ne duhet të marri dy apo tre e pesë vetë, kjo qverisje është një hall i përbashkët. Edi Rama ka triumfuar se ka përçarë”, tha Kalaja.

adriana kalaja sali berisha

Sondazh

Poll