Politike

Protesta në 7 korrik, avokati-Berishës: Do t’ia vëmë flakën apo jo?

Gjatë takimit me Berishën, Rama ka thënë se nëse nuk do të veprojnë në mënyrë radikale, do të hanë vetem gaz.

28 Qershor 2022, 19:08 Nga I.A
Protesta në 7 korrik, avokati-Berishës: Do t’ia
Përparim Rama

TIRANË- Avokati Përparim Rama ka pyetur në lidhje me veprimet që do të ndërmerren në protestën e 7 korrikut. Gjatë takimit me Berishën, Rama ka thënë se nëse nuk do të veprojnë në mënyrë radikale, do të hanë vetem gaz.

“Çdo bëhet më 7 korrik, kjo buron nga një eksperience shumë e keqe sepse në protesta të mëparshme kam pësuar shok respirator dhe kam qenë në rrezik jete. Preferoj të vdes me plumb jo nga mungesa e frymëmarrjes. Mund të rrijmë të flasim pa fund pë bëmat e kësaj qeveria. Dua të di ç’keni menduar? Nëse policia do bëjë forcë disporpocionale kundër nesh çdo bëjmë? Do t’ia vëmë flakën apo jo? Nëse nuk bëjmë veprime radikale dhe shkojmë atje të hamë gaz mua nuk më keni”, tha ai.

përparim rama sali berisha

Sondazh

Poll