Politike

Berisha: Rama tallet me shqiptarët, vodhi zgjedhjet

Gjatë takimit të sotëm, Berisha tha se Rama nuk ka lënë qytetarët që të votojnë të lirë dhe se ka vjedhur zgjedhjet.

28 Qershor 2022, 18:46 Nga I.A,F.M
Berisha: Rama tallet me shqiptarët, vodhi zgjedhjet
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pasardhësi i tij Edi Rama po tallet me shqiptarët. Gjatë takimit të sotëm, Berisha tha se Rama nuk ka lënë qytetarët që të votojnë të lirë dhe se ka vjedhur zgjedhjet.

"Por këta janë të përjashtuar. Në një rrafsh këta nuk quhen më reaksionarë siç quheshin gjatë diktaturës, por perdja e hekurt për ta në rrafshin politik funksionon dhe sot. Këta nuk integrohen nuk votojnë, bëhet ndonjë kongres sa për sy e faqe dhe asgjë tjetër. Në do bëjmë gjithçka për avokatinë e të drejtave të tyre në Shqipëri. Por unë shpresoj dhe besoj se dhe ata vetë do përcjellin kudo që janë mesazhin e qartë tek të afërmit dhe familjarët e tyre të bashkohen në këtë lëvizje pavarësisht nga bindjet e tyre politike. Është e rëndësishme një front kombëtar i cili të përballet me një regjim. Një autokraci elektorale që bën zgjedhje dhe vjedh zgjedhje, që nuk lë qytetarët të votojnë të lirë por ua rrëmben zgjedhjen dhe pastaj qeveris duke pyetur zyrat e PS-së si anketë popullore thotë ai. Kësaj gjendjeje duhet t’i japim fund. Edi Rama s’mund të tallet më me shqiptarët. Edi Rama të bëjë zgjedhjen e tij," tha Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll