Politike

SHERR në aktivitetin e Berishës, juristja: Jam pa parti vëlla, më 7 korrik jam në shesh, por jeni bashkëfajtor për situatën ku jemi

Ajo tha se nuk përfaqëson asnjë parti e që më shtatë korrik do të dalë në shesh. Me avokatin Altin Goxhaj debatoi për kohën e vënë në dispozicion për të folur.

28 Qershor 2022, 19:43 Nga F.M
SHERR në aktivitetin e Berishës, juristja: Jam pa parti vëlla,
Enida Kaziu

TIRANË- Enida Kaziu, një jurist dhe aktiviste ka ngritur tonet në aktivitetin që po zhvillon kryedemokrati Sali Berisha në Tiranë, para mbajtjes të protestës së 7 korrikut. Edhe pse mbaroi koha që u ishte dhënë për të folur, Kaziu nuk e lëshoi mikrofonin dhe tha se e bën fajtor Berishën e Partinë Demokratike për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, që ka të pastrehë në rrugë e persona që nuk mbulojnë dot nevojat jetësore. Ajo tha se nuk përfaqëson asnjë parti e që më shtatë korrik do të dalë në shesh. Me avokatin Altin Goxhaj debatoi për kohën e vënë në dispozicion për të folur.

Pjesë nga biseda

Enida Kaziu: Përshëndetje jam Enida Kaziu, jam juriste me profesion, pa parti politike. Unë mbajta goxha shënime, por më mirë po flas pa bllok. Është hera e parë që jam në një konferencë të tillë, kam qenë pjesë e protestave kur e kam ndjerë, kam pasur ftesa për të qenë pjesë e tyre në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, por nuk kam pranuar. Mesa kuptova, gjysma nga ju janë në gjendje të mirë ekonomike, por ndjesë i nderuar doktor Berisha. Unë jam e bindur që ju jeni bashkëfajtor për faktin që Shqipëria ndodhet në këtë situatë. Duhet të ngriheshin struktura që po hanë nga koshat e plehrave….

Altin Goxhaj: Koha….

Enida Kaziu: Të lutem Altin, nuk jam këtu për të fyer njeri

Altin Goxhaj: Por koha

Enida Kaziu: Unë jam këtu si shoqëri civile, do të ishte shumë mirë të kishim një kritikë nga Opozita, dhe pse unë jam mosha e bijës tuaj. Unë do vij në datën7, por nuk dihet, protesta mund tëfunksionojë ose jo.

Altin Goxhaj: Koha është….

Enida Kaziu: Të lutem, jam pa parti unë vëlla, kam ardhur si qytetare e lirë, të gjithë folën për protesta. Nuk kam ardhur këtu për sherr

Altin Goxhaj: Ke të drejtën tëndë

Enida Kaziu: Të lutem Altin mos më bëj zhurmuesin, ma ka bërë njëherë. Edhe djalli e ka zili qeverinë që është sot, me shumë respekt për të gjithë të pranishmit këtu, nëse e duam Shqipërinë të japim nga xhepat tanë për të ndërtuar struktura për njerëzit që rrezikojnë jetën, jo vetëm fasada.

Altin Goxhaj: S’kemi asnjë problem me mendimin tëndë e dashur, dikush ka ardhur nga Elbasani, dikush nga Amerika, dikush nga Elbasani, e kam tek minutazhi.

sali berisha enida kaziu

Sondazh

Poll