Politike

Protesta, Aulon Kalaja: Më 7 korrik të jemi luftëtar

Gjatë takimit me Berishën, Kalaja tha se në protestë duhet të jenë luftëtar dhe të kundërshtojnë Ballkanin e Hapur.

28 Qershor 2022, 19:17 Nga I.A
Protesta, Aulon Kalaja: Më 7 korrik të jemi luftëtar
Pamje nga takimi

TIRANË- Gazetari Aulon Kalaja ka theksuar mesazhet e tij për protestën e datës 7 korrik. Gjatë takimit me Berishën, Kalaja tha se në protestë duhet të jenë luftëtar dhe të kundërshtojnë Ballkanin e Hapur.

"Tre mesazhe. Më datë 7 korrik sipas meje ëshë një datë që duhet të marrë fund protesta me koncesion. Kjo është e para. E dyta më datën 7 korrik ne nuk do të jemi më qytetar por luftëtar. Dhe e treta dy kauzat e mia personale janë ‘Të mbrojmë Butrintin shpirtin e kombit tonë’ dhe ‘Për shqiptarët dielli lind në perëndim’, pra jemi kundër minishengenit, duam aleancë me Uashtingtonin dhe Brukselin dhe jo me Moskën dhe Beogradin," tha Kalaja.

aulon kalaja sali berisha

Sondazh

Poll