Aktualitet

VIDEO/ Policia “aktivizon” dronët, shoferët që nuk respektojnë këmbësorët në vizat e bardha do ndëshkohen

Mësohet se të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha do të ndëshkohen.

28 Qershor 2022, 16:26 Nga I.A,F.M
VIDEO/ Policia “aktivizon” dronët, shoferët që nuk
Pamje nga operacioni i policisë

TIRANË- Policia ka aktivizuar dronët për kontrollin e përdoruesve të mjeteve në qytet. Mësohet se të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha do të ndëshkohen.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Një ndër objektivat e “????Dronit edukues????” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor. Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, nëpërmjet kësaj videoje, ka si qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor! Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!

policia e shtetit

Sondazh

Poll