Aktualitet

Makina del nga rruga në Qafë Muzinë, tre persona në gjendje të rëndë

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët. 

28 Qershor 2022, 15:22 Nga F.M
Makina del nga rruga në Qafë Muzinë, tre persona në gjendje
Aksident

GJIROKASTËR- Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga në aksin Qafë Muzinë-Jorgucat dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët. 

Të tre të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë. Paraprakisht raportohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte mjeti. 

aksident ne gjirokaster

Sondazh

Poll