Aktualitet

Iu gjet magazina me drogë në Fier, arrestohet 47-vjeçari në Dibër (EMRI)

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

28 Qershor 2022, 16:25 Nga F.M

Iu gjet magazina me drogë në Fier, arrestohet 47-vjeçari

DIBËR- Bujar Osmani, 47 vjeç, banues në njësinë administrative Gjoricë, Bulqizë është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim që nga viti 2020. Konkretisht gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të Osmanit, është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ”Gjorica”. Në kuadër të këtij operacioni, në njësinë administrative Gjoricë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
B. O., 47 vjeç, banues në njësinë administrative Gjoricë, Bulqizë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

bujar osmani

Sondazh

Poll