Bota

Rrjedhja e gazit toksik në portin Akaba të Jordanisë vret 13 dhe plagos qindra të tjerë

Kontejneri ishte i mbushur me 25 deri në 30 ton klor dhe po eksportohej në Xhibuti.

28 Qershor 2022, 14:00 Nga d.d
Rrjedhja e gazit toksik në portin Akaba të Jordanisë vret 13 dhe
Foto ilustruese

JORDANI-Një rrjedhje e gazit toksik të klorit në portin Akaba të Detit të Kuq të Jordanisë ka vrarë 13 persona dhe ka plagosur më shumë se 260 të tjerë.

Sipas BBC, autoritetet thanë se një kontinjer magazinimi i kimikateve ra ndërsa po transportohej si pasojë e një mosfunksionimi të vinçit.

Banorët e qytetit Aqaba, i cili është 16 km në veri të portit, u këshilluan të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dritaret dhe dyert pas rrjedhjes.

Plazhi jugor i Aqaba, i cili është vetëm 7 km larg dhe është një destinacion popullor turistik, u evakuua gjithashtu si masë paraprake.

Pas disa orësh Ministri i Shtetit për Çështjet e Medias Faisal Shboul deklaroi se nuk kishte më asnjë rrezik për qytetin dhe banorët e tij. Departamenti i Mbrojtjes Civile dërgoi ekipe të specializuara në port për të trajtuar rrjedhjet dhe operacionin e pastrimit.

Kontejneri ishte i mbushur me 25 deri në 30 ton klor dhe po eksportohej në Xhibuti.

porti akaba

Sondazh

Poll