Bota

Protestat në SHBA për të drejtën e abortit/ Policia ushtron dhunë ndaj qytetarëve

Forcat e rendit shtypën protestat në shumë shtete, duke përdorur shkopinj dhe duke i larguar me forcë protestuesit nga hapësirat publike dhe duke hedhur gaz lotsjellës në Arizona.

28 Qershor 2022, 13:24 Nga j.c
Protestat në SHBA për të drejtën e abortit/ Policia ushtron
Dhuna në SHBA

SHBA- Frika nga dhuna e policisë dhe sulmet nga aktivistët kundër abortit janë rritur pas një vale incidentesh në demonstrata kundër vendimit të gjykatës supreme amerikane për të rrëzuar Roe v Ëade, e cila mbështeti të drejtën kushtetuese për një abort.

Sipas The Guardian, në të gjithë vendin, qindra mijëra njerëz janë mbledhur në protesta duke kundërshtuar vendimin. Protestat kanë qenë jashtëzakonisht paqësore, por në disa raste policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Forcat e rendit shtypën protestat në shumë shtete, duke përdorur shkopinj dhe duke i larguar me forcë protestuesit nga hapësirat publike dhe duke hedhur gaz lotsjellës në Arizona. Shumë aktivistë janë arrestuar në qytetin e Nju Jorkut ndërkohë që protestat u zhvilluan në Ëashington Square Park, Union Square dhe përpara ndërtesës së NeësCorp në qendër të qytetit.

Allen Chaney, një zëdhënës i kapitullit të Unionit Amerikan për Liritë Civile të Karolinës së Jugut i tha Guardian se autoritetet e dënojnë dhunën kundër protestave paqësore.

"ACLU e Karolinës së Jugut dënon fuqishëm dhunën kundër protestuesve paqësorë. Duhet të jetë rasti që ju të mund të paraqiteni dhe të protestoni në mënyrë paqësore në këtë vend pa frikë nga dhuna apo arrestimi i padrejtë,”-tha ai.

Gazetarët që raportonin në Los Anxhelos u përfshinë gjithashtu në incidente të dhunshme. Gazetarja Tina Desiree Berg u rrëmbye nga një oficer policie, pavarësisht se mbante një distinktiv shtypi në qafë. Samuel Brasloë, një tjetër reporter i Beverly Hills Courier, u filmua gjithashtu duke u shtyrë nga policia.

protesta ne shba protesta ne shba per abortin aborti

Sondazh

Poll