Bota

Pse të rinjtë arabë u drejtohen ilaçeve kundër impotencës?

Në një studim të vitit 2012, Egjipti u konsiderua si konsumatori i dytë më i lartë i barnave kundër impotencës për frymë në botën arabe.

28 Qershor 2022, 14:06 Nga j.c
Pse të rinjtë arabë u drejtohen ilaçeve kundër
Foto ilustruese

ARABI- Të rinjtë arabë po përdorin gjithnjë e më shumë medikamente si sildenafil (i njohur komercialisht si Viagra), vardenafil dhe tadalafil (Cialis).

Sipas një studimi nga BBC i cili mori në pyetje të rinjtë, çuditërisht shumica e tyre mohuan përdorimin e ilaçeve për problemet e ereksionit ose madje pretenduan që nuk dinin rreth tyre. Madje, disa refuzuan të flasin për këtë çështje, pasi e konsideruan atë "në kundërshtim me moralin e shoqërisë".

Sipas BBC, në një studim të vitit 2012, Egjipti u konsiderua si konsumatori i dytë më i lartë i barnave kundër impotencës për frymë në botën arabe. Arabia Saudite kryesoi listën.

Al-Riyadh, gazeta saudite që publikoi raportin, vlerësoi në atë kohë se sauditët shpenzonin 1.5 miliardë dollarë çdo vit për pilula për përmirësimin e seksit. Konsumi i Arabisë Saudite ishte rreth 10 herë më i lartë se ai i Rusisë, popullsia e së cilës atëherë ishte pesë herë më e madhe.

Kohët e fundit, rezultatet e një studimi nga Arab Journal of Urology treguan se 40% e pjesëmarrësve të rinj, meshkuj sauditë kishin përdorur një ilaç të ngjashëm me Viagra në një moment të jetës së tyre.
Egjipti ende renditet shumë lart. Sipas statistikave shtetërore të vitit 2021, shitjet e barnave kundër impotencës atje arrijnë në rreth 127 milionë dollarë në vit, që është e barabartë me 2.8% të të gjithë tregut farmaceutik egjiptian.

Raportet lokale sugjerojnë se përdorimi i Viagra-s dhe Cialis-it si ilaçe argëtuese për festa është bërë një fenomen midis të rinjve që nga fillimi i luftës civile midis lëvizjes rebele Houthi dhe qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite në vitin 2015. Megjithatë përdorimi i medikamenteve për nevoja seksuale mund të konsiderohet një fenomen modern në shoqëritë arabe edhe pse konsumi i afrodiziakëve ka qenë pjesë e kulturës popullore.

te rinjt arab arabia

Sondazh

Poll