Bota

Ish-roja e kampit nazist, 101 vjeç, dënohet me pesë vjet burgim

28 Qershor 2022, 13:52 Nga d.d

Ish-roja e kampit nazist, 101 vjeç, dënohet me pesë vjet burgim

Foto ilustruese

GJERMANI-Një burrë 101-vjeçar i identifikuar si Josef S, është dënuar sot nga një gjykatë gjermane me pesë vjet burgim, pas akuzave për ndihmë dhe nxitje në vrasjen e mijërave të burgosurve në kampin nazist të përqendrimit Sachsenhausen gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas BBC, përgjatë gjykimit, i cili ka nisur në muajin tetor të vitit të kaluar, ky burrë, i cili nuk është identifikuar, është deklaruar i pafajshëm, duke thënë se ka qenë punëtor ferme në verilindje të Gjermanisë gjatë asaj periudhe.

Gjykata ka thënë se është vërtetuar se ai ka punuar në kampin afër Berlinit në periudhën 1942-1945, si anëtar i nazistëve. Gjyqi është mbajtur afër vendbanimit të 101-vjeçarit.Ai u shpall fajtor për ndihmë dhe nxitje në vrasjen e 3518

Seancat gjyqësore janë mbajtur vetëm nga dy orë e gjysmë gjatë ditës, dhe disa herë janë ndërprerë për shkak të komplikimeve shëndetësore të të akuzuarit.

Dhjetëra mijëra të burgosur kanë vdekur si pasojë e urisë, sëmundjeve, punës së detyrueshme, apo ekperimenteve mjekësore. Disa prej tyre kanë vdekur edhe nga të shtënat me armë zjarri, nga varjet apo dhomat me gaz.

Emri dhe detajet e lindjes së tij ishin dhënë në dokumentet e një roje SS, ai pretendoi se nuk kishte qenë në kamp dhe në vend të kësaj kishte punuar si punëtor ferme.

 

 

gjermani

Sondazh

Poll