Bota

Scholz: Rruga e Putinit është të pranojë se planet e tij nuk do të kenë sukses

Ai dënoi sulmi e së hënës në një qendër tregtare në Kremenchuk, për të cilën tha se është përsëri provë se Putini po vazhdon agresionin e tij brutal kundër popullsisë në Ukrainë.

28 Qershor 2022, 14:02 Nga d.a.
Scholz: Rruga e Putinit është të pranojë se planet e tij nuk
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka mbajtur fjalimin e tij përmbyllës pas olrganizimit dyditor të Samitit të G7 të mbajtur në Gjermani.

Ai dënoi sulmi e së hënës në një qendër tregtare në Kremenchuk, për të cilën tha se është përsëri provë se Putini po vazhdon agresionin e tij brutal kundër popullsisë në Ukrainë.

"Ka vetëm një rrugëdalje: që Putini të pranojë se planet e tij në Ukrainë nuk do të kenë sukses".- tha Scholz.

Në fjalën e tij Scholz theksoi se vendet mund të përcaktojnë fatin e tyre dhe nuk duhet të sulmohen nga fqinjët e tyre ku gjithashtu theksoi se perëndimi duhet të vijojë me sanksionet ndaj Rusisë.

Ai tha se vendet e G7 do të marrin në konsideratë një kufizim të çmimit të naftës ruse dhe shpresojnë të trajtojnë rritjen e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga pushtimi i Moskës.

Ai shton se 4.5 miliardë dollarë do të shpenzohen për të luftuar urinë globale, e përkeqësuar nga lufta ruse në Ukrainë.

olaf scholz samiti i g7 ne berlin

Sondazh

Poll