Aktualitet

Artan Hoxha: Kryetari i bashkisë së Roterdamit është kërcënuar në Tiranë

Aboutaleb mbërriti në Tiranë në 25 maj, pasi skuadra e Roterdamit, Feynoord kishte sfidën me Romën në stadiumin “Air Albania.

28 Qershor 2022, 14:00 Nga A.B
Artan Hoxha: Kryetari i bashkisë së Roterdamit është
Artan Hoxha dhe Ahmed Aboutaleb

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb është kërcënuar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në periudhën kur në kryeqytet u zhvillua finalja e Conference League. Lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga gazetari Artan Hoxha teksa ishte në 'Abcnews'. Hoxha deklaroi se ndaj Aboutaleb ishte shkruar në një banderolë një mesazh në gjuhën gjermane. Sipas gazetarit, autoritetet holandeze kanë nisur hetimet duke kërkuar nga homologët në Shqipëri informacione shtesë. 

“Finalja e Conference League ishte e ara e këtij trofeu dhe prandaj pati kaq jehonë. Së dyti dolën dy skuadra shumë të mëdha. Kryetari i baskisë së Roterdamit ka ardhur ditën e finales në mëngjes. Funzone ishte në krah të ministrisë së Brendshme. Autoritet holandeze e nisën hetimet sepse mes grupeve të tifozëve është nxjerrë një banderolë e shkruajtur në dialektin e gjermanishtes. Ka qenë një mesazh kërcënues për kryetarin e bashkisë së Roterdamit. Menjëherë autoritet atje kanë nisur hetimin dhe është kërkuar nga shqiptarët që të merrnin masa ekstra për ta siguruar. Është menduar që ky grup personash mund të rrezikonin jetën e kryetarit të bashkisë së Roterdamit. Autoritetet holandeze jo më larg se të martën e kaluar u kanë kërkuar autoriteteve tona informacion shtesë për disa persona qytetarë holandezë. Ata e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje. Ata duan të parandalojnë një ngjarje që mund tu ndodhë atje. Kanë kërkuar informacion shtesë. Një hetim që ne në Shqipëri e kanë neglizhuar. Nuk e di përgjigjen, por edhe prokuroria shqiptare është duke e ndjekur këtë çështje. Kemi një hetim që vazhdon edhe në Shqipëri edhe në Holandë”, tha Hoxha.

ahmed aboutaleb kercenohet ahmed aboutaleb artan hoxha

Sondazh

Poll