Aktualitet

ME VIDEO- Po digjen 20 ha tokë në Roskovec, pamjet nga vendi i ngjarjes, të gjithë rendin për ujë

Zjarri ka përfshirë tokat me bar dhe parcelat me grurë. Madje nga terreni raportohet se nga zjarri rrezikohen edhe disa banesa e stalla me bagëti.

26 Qershor 2022, 16:18 Nga k.m.
ME VIDEO- Po digjen 20 ha tokë në Roskovec, pamjet nga vendi i
Pamje nga zjarri

FIER- Dalin pamjet e para nga zjarri që ka rënë në fshatin Jakodin të bashkisë së Roskovecit në Fier. Mësohet se zjarri ka përfshirë tokat me bar dhe parcelat me grurë. Madje nga terreni raportohet se nga zjarri rrezikohen edhe disa banesa e stalla me bagëti.


Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Roskovec ndërsa në ndihmë ishin edhe ato të Patosit e të Fierit pasi flakët kanë prekur rreth 20 hektarë sipërfaqe toke. Megjithatë zjarri po përhapet edhe më 'ndihmë' nga era e fortë në zonë.

zjarr ne roskovec

Sondazh

Poll