Aktualitet

Dhjetëra raste në urgjencën e Kukësit, banorët dyshohet se i ka helmuar uji, mjeku: Ka çdo moshë

Mjeku i Urgjencës, Albert Shehu ka dhënë detajet e para lidhur me shëndetin e pacientëve, duke shtuar se nuk e përjashton që e gjitha të jetë një gjendje virale, kjo edhe sepse të shtruarit janë nga të gjitha grupmoshat.

26 Qershor 2022, 15:38 Nga k.m.
Dhjetëra raste në urgjencën e Kukësit, banorët dyshohet
Spitali Rajonal Kukës

KUKËS- Dhjetëra qytetarë janë shtruar në urgjencën e spitalit të Kukësit, të gjithë me shenja virozash dhe helmimi. Rreth 50 të shtruar deri më tani kanë të njëjtat shenja, ndaj dyshimet e para për këtë fluks kanë ardhur për ujin e fshatit Shtiqan, i cili rezultonte i turbullt.

Mjeku i Urgjencës, Albert Shehu ka dhënë detajet e para lidhur me shëndetin e pacientëve, duke shtuar se nuk e përjashton që e gjitha të jetë një gjendje virale, kjo edhe sepse të shtruarit janë nga të gjitha grupmoshat.

“Ka numër të shtuar në urgjencë mund të jetë gjendje virale dhe intokacion (helmim) që mund të jetë nga uji dhe perimet. Ka një fluks të shtuar 50 vizita vetëm sot disa prej të cilave me diarre e të vjella, janë shoqëruar edhe me temperaturë. Fluksin deri më tani kemi mundur ta përballojmë. Të gjitha grupmoshat, më së shumti pediatria. Është njoftuar drejtoria e higjienës, nuk dihet nga se është shkaktuar...”- tha mjeku i urgjencës në Kukës, Albert Shehu.

Deri më tani raportohet se Njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Kukës ka marrë 5 mostra në lagjen ‘Mua’ të fshatit Shtiqan për të mësuar se ç’ka ndodhur. Megjithatë derisa të dalin analizat, qytetarëe u është ndaluar konsumi i ujit që vjen në rubinetat e tyre. Një episod i ngjashëm në vendin tonë, ka ndodhur në tetor të vitit të shkuar në Krujë, ku në spital u shtruan mbi 500 banorë. Shkak ishte prezenca e amoniakut mbi normë.

 

 

kukës helmim masiv ne kukes

Sondazh

Poll