Aktualitet

90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, dëshmia: Porosinë ma dha "Gazi"

Ka qenë vjedhja me armë e një autmojeti tip “Audi Q5”, verën e 2020-tës në Durrës, ngjarja kyçe që ka zbuluar një atentat të mbetur në tentativë të dy vëllezërve, që mesa duket asokohe fshiheshin në zonën e Nish Tullës. 

26 Qershor 2022, 15:30 Nga k.m.
90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të
Nuredin Dumani

TIRANË- 90 mijë euro janë ofruar për "kokën" e Nuredin Dumanin dhe të vëllait të tij. Për atentatin e dështuar, u kontraktua një person i quajtur Hamdi Skuqi. Siç ka bërë vetë me dije në rrëfimin e tij pranë hetuesëve, një person më emrin "Gazi" e kishte kontraktuar për të vrarë dy vëllezërit Dumani, Nuredinin dhe Dashamirin.

Ka qenë vjedhja me armë e një autmojeti tip “Audi Q5”, verën e 2020-tës në Durrës, ngjarja kyçe që ka zbuluar një atentat të mbetur në tentativë të dy vëllezërve, që mesa duket asokohe fshiheshin në zonën e Nish Tullës. 

Referuar dosjes hetimore ka qenë vetë Skuqi, i cili pas arrestimit ka treguar edhe për marrjen e porosisë për kryerjen e atentatit e dy personave, që sipas tij nuk i njihte personalisht. Ai dinte vetëm banesën dhe kishte dy foto të tyre, e kaq duhet t'i mjaftonin për t'i hequr qafe. Ndaj dhe kishte nisur nga puna. Skuqi, mjetin në pronësi të një shtetasi nga Kosova, e vodhi bashkë me mikun e tij të identifikuar si K. Ramazini. Madje dhe kishte marrë 1 mijë euro paradhënie për të kryer vrasjen dhe një pistoletë tip "Glock". 

Nga deklarimet e Skuqit, bëhet me dije se, shkak ishte bërë një konflikt për trafikun e drogës në Holandë mes porositësit dhe 2 vëllezërve, por nuk tregon përse ku atentat nuk u finalizua kurrë. Madje dhe ngrihen dyshime tek serioziteti i porositësve. Kjo pasi të paguash parapagesë 1 mijë euro dhe të pasjisësh vetëm me një pistoletë dy të shumëkërkuar si vëllezërit Dumani, kjo është pak e vështirë për t'u realizuar.

Megjthatë dëshmia e tij është regjistruar dhe kanë nisur menjëherë hetimet. Kjo dosje është e veçuar, nga ajo e Nuredin Dumanit, ku ka zbardhur dhjetra ngjarje kriminale në vend që kanë ndodhur në Durrës, Elbasan, Tiranë e Fier. 

 

nuredin dumani dashamir dumani hamdi skuqi

Sondazh

Poll