Aktualitet

Sherr për shezlonat në Shëngjin, plagoset rëndë me lopatë pronari i biznesit, autori ikën

Pasditen e sotme, një konflikt ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Shëngjin në zonën e Kunës, ku P.Deda ka goditur me lopatë pas koke pronarin e një biznesi, i identifikuar Armando Marku dhe është larguar në drejtim të paditur.

26 Qershor 2022, 14:50 Nga k.m.
Sherr për shezlonat në Shëngjin, plagoset rëndë me
Foto ilustruese

LEZHË- Sezoni turistik ka nisur, e po ashtu duket se dhe problemet që vijnë me të e që kanë kthyer në 'kronike'. Pasditen e sotme, një konflikt ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Shëngjin në zonën e Kunës, ku Paris Deda ka goditur me lopatë pas koke pronarin e një biznesi, i identifikuar Armando Marku dhe është larguar në drejtim të paditur.

Pronari Armando Marku ndodhet në gjendje të rëndë, i cili pasi mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, u nis me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor. Deri më tani nuk dihen detaje për gjendjen e tij shëndetësore, por paraprakisht u raportua se kishte marrë lëndime serioze.

"Në Kune, pas një konflikti të çastit për motive pronësie per hapsirat ne plazh, shtetasi Paris Deda ka goditur fizikisht dhe me sende të forta shtetasin Armando Marku i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vazhdon shoqërimin e personave të përfshirë në koflikt, marrjen e deklarimeve, administrimin e cdo prove si dhe cdo veprim tjetër hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve. Policia ka shoqëruar edhe familjarë e të tjerë e persona të pranishëm që të per sqarimin e rrethanave dhe per te identifikuar sa persona janë përfshirë me kete konflikt,"-thuhet një njoftimin paraprak nga Policia.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për ndarjen e hapësirave dhe të shezlongeve në zonën e Kunes në plazh. Ndërkohë që i lënduari po merr mjekimin e nevojshëm, grupi hetimor dhe Policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po vazhdojnë shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt dhe të atyre që mund të kenë dëshmuar ngjarjen.

sherr ne kune armando marku paris deda

Sondazh

Poll