Aktualitet

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Jakodin të Roskovecit, rrezikohen banesat

Zjarri ka përfshirë tokat me bar dhe parcelat me grurë, ndërsa në ndihmë ishin edhe ato të Patosit e të Fierit pasi flakët kanë prekur rreth 20 hektarë sipërfaqe toke.

26 Qershor 2022, 15:58 Nga k.m.
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Jakodin
Foto ilustruese

ROSKOVEC- Temperaturat e larta kanë kthyer zjarret në vend. Në fshatin Jakodin të Bashkisë Roskovec në Fier, një zjarr ka përfshirë tokat me bar dhe parcelat me grurë, por bëhet me dije se rrezikohen banesat. Mësohet se zjarri ka përfshirë tokat me bar dhe parcelat me grurë, ndërsa në ndihmë ishin edhe ato të Patosit e të Fierit pasi flakët kanë prekur rreth 20 hektarë sipërfaqe toke. Nga zjarri që mund të përhapet nga era, janë pranë disa banesa dhe rrezikohen stalla me bagëti.

zjarr ne roskovec

Sondazh

Poll