Aktualitet

Më mire se tek Letërsia/ Dalin REZULTATET e matematikës, 234 maturantë kanë marrë 10 absolute

Në matematikë, ekselentët kanë 234 nxënës.

26 Qershor 2022, 14:27 Nga k.m.
Më mire se tek Letërsia/ Dalin REZULTATET e matematikës, 234
Foto ilustruese

TIRANË- Dalin rezultatet e provimit të matematikës për maturantët. Sipas të dhënave që janë publikuar, në matematikë, duket se nxënësit kanë siguruar arritje më të larta se në provimin e Letërsisë, ku vetëm 4 studentë morën notën 10.00. Në matematikë, ekselentët kanë 234 nxënës.

“Provimin e matematikës për maturantët, e kryen në total 29829 maturantë. 1729 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 234 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 94.20% ndërsa nota mesatare është 6.88,”-shkruhet në njoftimin e Policisë.

Këtu mund të shihni notën tuaj: KLIKO KËTU

matura 2022

Sondazh

Poll