Aktualitet

Harta e gjyqësorit/ Avokatët në Lezhë bojkot deri më 1 korrik, përfshihen dhe masat e sigurisë

Bojkoti përfshin dhe përfaqësimet dhe mbrojtjet ligjore në hetime paraprake (përfundim hetimesh, njoftim akuze, pyetje të pandehurit etj.) pranë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore në jurdiksion të Dhomës së Avokatisë Lezhë.

26 Qershor 2022, 14:24 Nga k.m.
Harta e gjyqësorit/ Avokatët në Lezhë bojkot deri më 1
Foto ilustruese

LEZHË- Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhë ka vendosur të vijojë bojkotin deri më datë 1 Korrik 2022 të gjitha seancave gjyqësore civile, penale, administrative. Në bojkot do të përfshihen dhe masat e sigurisë nga data 28 qershor deri më 1 korrik nё tё treja Gjykatat qё pёrfshin juridiksioni i Dhomёs Vendore tё Avokatisё Lezhё, si dhe Gjykatёn e Apelit Shkodёr dhe Tiranё.

Bojkoti përfshin dhe përfaqësimet dhe mbrojtjet ligjore në hetime paraprake (përfundim hetimesh, njoftim akuze, pyetje të pandehurit etj.) pranë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore në jurdiksion të Dhomës së Avokatisë Lezhë. Prej tij, do të pёrjashtohen vetëm proceset me objekt “Sigurim Padie”.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

dhoma vendore e avokatisë lezhë lezhë

Sondazh

Poll