Aktualitet

E hodhën në erë me tritol/ Detaje të reja për të shkuarën e Sadikajt, konflikt për 100 kg hashash

Këtë informacion 'blutë' e kanë marrë më 20 tetor të vitit 2017, ndërsa hashashi është marrë në nëntor të vitit 2016.

26 Qershor 2022, 12:49 Nga k.m.
E hodhën në erë me tritol/ Detaje të reja për të
Alekasandër Sadikaj

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me motivin që mund të ketë çuar në eliminimin fizik të Aleksandër Sadikajt, të cilit i ishte vënë tritol në makinë. Grupi i hetimor që po punon për zbardhjen e atentatit me eksploziv janë fokusuar tek e shkuara e të riut. Referuar dosjes që "Fax Neës", shkruhet se i riu ka pasur konflikte me një person të identifikuar me iniciale D.H., të cilit kundrejt shumës 25 mijë euro ka blerë 100 kg hashash. Këtë informacion 'blutë' e kanë marrë më 20 tetor të vitit 2017, ndërsa hashashi është marrë në nëntor të vitit 2016.

Por duket se Sadikaj nuk ia ka dhënë paratë e plotë. Në hetimet e zhvilluara asokohe, raportohet se mes tyre ka pasur debate duke pretenduar se nuk do t'ja kthente më sasinë prej 100 kilogramë hashash që kishte marrë, ndërsa i bënte me dije se as para nuk kishte. 

Po ashtu, në të njëjtën dosje raportohej se Sadikaj ka pasur udhëtime të shpeshta në rrugë tokësore në drejtim të Greqisë, i shoqëruar nga një person nga Kuçova, i cili sipas të dhënave në sistemet e policisë është i përfshirë në vitin 2013 në aktivitetin e lëndëve narkotike të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Greqi. Por prej 8 vitesh, Sadikaj nuk shkelte më në shtetin helen, për arsye që janë të paqarta. 

Aleksandër Sadikaj u vra në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut. Gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e tij sot u raportua se i gjetën kanabis e antiplumb.

aleksandër sadikaj vritet aleksander sadikaj atentat aleksander sadikaj

Sondazh

Poll