Bota

“Sanksiono Rusinë ose largohu”, Vuçiç tregon ultimatumin që mori nga Brukseli

Vuçiç ka theksuar se i është thënë se nëse Beogradi nuk vendos sanksione, Serbia duhet të largohet nga rruga europiane.

25 Qershor 2022, 22:20 Nga F.M
“Sanksiono Rusinë ose largohu”, Vuçiç tregon
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se 16 vende nga anëtarët e Bashkimit Europian, gjatë mbajtjes së Samitit mes Unionit dhe Ballkanit Perëndimor, kanë kërkuar prej tij vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç ka theksuar se i është thënë se nëse Beogradi nuk vendos sanksione, Serbia duhet të largohet nga rruga europiane.

“Unë shoh që në vend ka një histeri të madhe kundër BE-së, por nuk duhet të mendojmë se mund të kemi partnerë më të mirë se ata të BE-së apo se mund të kemi ndonjë rrugë tjetër politike. Mos harroni se paratë që kemi, i kemi falë numrit të madh të investimeve, të cilat kryesisht janë nga BE-ja dhe mbështetjes që kemi nga Unioni,”- tha Vuçiç.

Pak ditë më parë u mbajt në Bruksel pjesa e parë e Samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Liderët e BP zhvilluar bisedime me ata evropianë, por Shqiëpria e Maqedonia e Veriut dolën sërish me ‘duart bosh’. As Bosnje Hercegovina nuk arriti të merrte statusin e vendit kandidat, ndërsa Prishtina nuk pati asnjë përparim në lidhje me liberalizimin e vizave. E vetmja përfituese ishte Ukraina, e cila për shkak të situatës së luftës, arriti që të merrte statusin e vendit kandidat për integrim në BE.

aleksander vucic samiti i brukselit

Sondazh

Poll