Bota

Vritet me armë zjarri foshnja 5-muajshe në SHBA

Nga ngjarja e rëndë ka mbetur i plagosur dhe një 41-vjeçar. Ky i fundit ishte në një tjetër makinë, por një nga plumat e qëlluar e kapi në sy.

25 Qershor 2022, 22:26 Nga F.M
Vritet me armë zjarri foshnja 5-muajshe në SHBA
Makina ku u vra foshnja, Chicago, SHBA

SHBA- Një foshnje, vetëm 5-muajshe është qëlluar me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat e huaja shkruajnë se mbrëmjen e kësaj të premteje, foshnja ndodhej në sediljen e pasme të një makine në momentin që u qëllua me armë nga një person që ndodhej në një tjetër mjet.

Nga ngjarja e rëndë ka mbetur i plagosur dhe një 41-vjeçar. Ky i fundit ishte në një tjetër makinë, por një nga plumat e qëlluar e kapi në sy.

Deri ma tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen, ndërsa policia ka bërë thirrje për vetëdorëzim. Për këdo që ka informacione për autorin, ofrohet një shpërblim prej 5 mijë dollarësh.

vritet foshnja ne shba

Sondazh

Poll