Bota

Plagoset sipërmarrësi italian, koshi i vinçit u shkëput nga 15 metra lartësi dhe i ra mbi kamion

25 Qershor 2022, 22:44 Nga F.M
Plagoset sipërmarrësi italian, koshi i vinçit u shkëput
Vendi ku u plagos sipërmarrësi italian

ITALI- Një sipërmarrës italian ka mbetur i plagosur pasi koshi i një vinçi i ra sipër mjetit ku ndodhej. Mediat italiane shkruajnë se 59-vjeçari është dërguar në gjende të rënë në spitalin Niguarda në Milano.

Mëngjesin e sotëm ai ndodhej në një kamion në vendin ku po mbikqyrte ndërtimin e një godine, kur koshi i një vinçi u shkëput nga një lartësi prej 15 metrash dhe i ra sipër mjetit.

Punonjësit dhe agjentët e zonës i dhanë ndihmën e parë biznesmenit dhe më pas e dërguan në spital.

itali plagosje ne itali

Sondazh

Poll