Bota

Kërcënohet me jetë kardiologu në Prishtinë

SHSKUK-ja e ka dënuar kërcënimin e mbrëmshëm ndaj mjekut kujdestar, duke thënë se këto kërcënime janë të papranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.

25 Qershor 2022, 22:48 Nga F.M
Kërcënohet me jetë kardiologu në Prishtinë
Kardiologjia, Prishtinë

KOSOVË- Një specialist i kardiologjisë është kërcënuar me jetë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Kosovë. Mediat vendase shkruajnë se specialisti i kardiologjisë, B.G u kërcënua në kohën kur ishte duke kryer shërbime për pacientë.

SHSKUK-ja e ka dënuar kërcënimin e mbrëmshëm ndaj mjekut kujdestar, duke thënë se këto kërcënime janë të papranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.

“Ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës,”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Ngjarja po hetohet dhe pritet që në ditët në vijim të zbardhen autorët dhe shkaqet e ngjarjes.

kercenohet mjeku ne kosove kosove

Sondazh

Poll